Sot përfundon koha për dorëzimin e deklaratave në ILDKP, 2 gjyqtarë japin dorëheqjen

Kliko per me shume info

Dy gjyqtarë kanë dhënë dorëheqjen para pak orësh se të mbyllet afati për dorëzimin e deklaratave të pasurisë në ILDKPKI. Duke qenë se kjo e martë është dita e fundit për deklarimin e pasurisë, një gjyqtar nga Tirana dhe një nga Elbasani, kanë zgjedhur që të dorëhiqen, në mënyrë që t’i shmangen kontrollit pas përmbylljes së kësaj faze.

Mësohet se një nga gjyqtarët e tërhequr ditën e sotme, ka një masë disiplinore.

Kliko per me shume info

Deri më tani, në ILDKPKI kanë deklaruar pasuritë e tyre 359 gjyqtarë.

Në kuadër të ligjit të vettingut, gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend iu la afat 30 ditë për të dorëzuar në ILDKPKI deklaratat e pasurisë. Dorëzimi i tyre duhet të bëhej nga vetë prokurori apo gjykatësi në protokollin e këtij institucioni, ku edhe do të pajiseshin me një vërtetim përkatës për dorëzimin e deklaratës dhe fletën e inventarit për dokumentacionin justifikues bashkëlidhur deklaratës së pasurisë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here