Një Sokol Balla që nuk e keni njohur më parë(Video)

Rrëfimi mbi jetën personale nuk është një gjë e thjeshtë  për të gjithë personat publikë. Deri më tani, gazetari i mirënjohur, Sokol Balla ishte i panjohur përsa i përket jetës së tij personale, derisa u rrëfye në “In tv”. Balla në këtë emision ka bërë një rrëfim ndryshe, si një prind shembullor, por dhe një gazetar profesionist.
Edhe gazetari më i njohur politik në vend ka vendosur të ndajë detaje nga jeta e tij private.
“Në momentin që në jetë vjen fëmija jot, vetvetiu ti kalon në plan të dytë. Unë kam qënë dhe vazhdoj të jem shumë i përkujdesur për fëmijët e mi. Mendoj që e kam bërë mirë këtë pjesë edhe pse ndoshta jo me të njëjtën cilësi si mamaja e tyre, por kam qënë një baba që i ndërroja, i laja, i ushqeja dhe e kam pasur gjithmonë për kënaqësi.”
Po sot, çfarë marrëdhënie ka krijuar gazetari me fëmijët e tij? A është ai një baba i rreptë?
“Rolet janë ndarë shumë kohë më parë. Edhe për shkak të impenjimeve që unë kisha edhe për shkak të rrethanave, unë nuk e kam luksin të jem baba i rreptë me ta. Po jam shumë i sigurtë që rriten me një edukatë të fortë dhe nuk kanë nevojë për rreptësinë time, kështu që unë kam zgjedhur të kem rolin e babait që i përkëdhel dhe i plotësoj çdo dëshirë, përkundër rezistencës që mund të ketë nga pala tjetër” përfundon me buzëqeshje z.Balla. Ndiqeni rrëfimin e tij në linkun e mëposhtëm (min 20:07):

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

“Stresi” publikon një video të rëndë, zbulon mashtrimin e madh të Vipave në Youtube

Klikimet ne Youtube blihen, dhe kjo tashme nuk perben lajm. Por se ...