‘’Skifterët’’ shqiptarët përplasin policin italian me makinë, ja si e pësuan(Emrat)

Policia italiane ka vënë në pranga dy të rinj shqiptar pasi nuk iu bindën urdhrave të autoriteteve.
Burimet tregojnë se janë arrestuar shtetasit Elidor Murra, 22 vjeç dhe Dëfrim Cami, 23, teksa të dy udhëtonin me makinën e tipit Lancia Lybra. Të rinjtë drejtonin mjetin me shpejtësi të lartë dhe patrulla policore i bëri me shenjë për të ndaluar.

Kur njëri prej karabinierëve iu afrua makinës së shqiptarëve, njëri prej tyre e hapi derën fuqishëm duke përplasur policin, shkruan Caserta.it.

Pas kësaj, dy shqiptarët u nisën me të shpejtë për t’iu larguar policisë. Gjatë arratisjes ata shkaktuan dëme materiale edhe tek disa automjete të tjera. Pas 4 km ndjekje me makinë, shqiptarët braktisën makinën dhe filluan të vraponin megjithatë arritën të neutralizoheshin nga autoritetet italiane.

Dy të rinjtë u arrestuan dhe pritet gjykimi i tyre për plagosje, rezistencë ndaj policisë, vjedhje.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Erion Veliaj ka një kërkesë për qytetarët e Tiranës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ditën e nesërme (E diel) ...