Skandali, Shqipëria në epidemi gripi, por nuk ka….vaksina

Instituti i Shëndetit Publik ka pranuar për emisionin investigativ “Boom” situatën e rëndë, ndërsa nga vëzhgimi në qendrat shëndetësore për vaksinën antigrip, një ditë  pas urdhrit të Ministrisë së Shëndetësisë për shpërndarjen e tyre, rezulton se vaksina ende nuk ka. Edhe pse një situatë e rëndë u paralajmërua vetëm pak javë më parë nga ISHP-ja, Shqipëria renditet sot në tre vendet me numrin më të lartë të të prekurve nga gripi.  
Shqipëria zyrtarisht në gjendje epidemie gripale. Konfirmimi vjen në emisionin Boom ne Ora News nga Instituti i Shëndetit Publik, i cili  deklaron 16 mijë të prekur vetëm brenda një jave.

Një ditë pasi Ministria e Shëndetësisë mbylli çerdhet kopshtet dhe shkollat ne gjithë vendin dhe deklaroi se në bashkëpunim me ISHP-në ka siguruar 93 250 doza vaksinë kundër gripit dhe se po kryen shpërndarjen e tyre, emisioni Boom, vëzhgoi 6 Qendra shëndetësore në Tiranë.
Nga interesimi i gazetarëve, rezulton se në 5 qendra nuk ka vaksina anti grip ndërsa në qendrën nr.10 vaksinat janë të destinuara për grupin e fëmijëve mbi 9 vjeç dhe të moshuarit.

Për të shmangur epideminë Instituti i shëndetit publik në një intervistë për Ora News në mes të muajit Nëntor paralajmëroi trendin rritës të virusit te gripit dhe bëri thirrje për vaksinim të popullatës sidomos grupit më të riskuar. Por vetëm një muaj e gjysme pas këtij paralajmërimi Shqipëria kaloi nga pragu ne epidemi te plote dhe vaksinat antigrip në qendrat shëndetësore mungojnë. Ekspertet thonë se ne këto kushte vaksinat nuk kane asnjë efekt tek te prekurit ndërsa tek personat e paprekur nga gripi duan dy jave kohe të krijojnë antikorpe qe do te thotë diku ne fund të këtij muaji, ndërkohë qe vaksinimi duhej kryer ne muajt tetor dhe nëntor.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Greqi, 20-vjeçarja shqiptare braktis 3 vajzat e mitura. Arrestohet babai

Një shtetas shqiptar është arrestuar dhe ish-bashkëshortja e tij është shpallur në ...