Skandali në spitalin e Lezhës, kaldajat ndizen me orar

Aktualitet

Një skandal raportohet së fundmi në Spitalin Rajonal Lezhë. Mësohet se ndonëse temperaturat shënojnë minus, kaldajat në këtë vend ndizen me orare. Në këto kushte për të perballuar të ftohtin shumë pacientë kanë marrë ngrohëse nga shtëpia. Gjithashtu, këtë gjë e konfirmon edhe Përgjegjësja e repartit të teknikes në Spitalin Rajonal të Lezhës Teuta Marku. Ajo thotë se ndonëse ky shërbim duhej të ishte 24 ore, këtë vit është më i miri që është realizuar në këtë spital.

‘’Është me orar, por orari mbulon më tepër se gjysmën e 24 orëshit. Në dhomat e pacientëve ka ngrohje. Sivjet është vendosur kaldaja me naftë. Edhe rendimenti është më i lartë.’’- u shpreh Marku.

Në spitalin e Lezhës, trajtohen pacientë nga të gjitha bashkitë që përfshinë qarku

ME TE LEXUARAT