Skandali i plagjiaturës, sa blihet një punim diplome në Shqipëri

Kliko per me shume info

Të blesh një diplomë në ditët e sotme duket se është një gjë krejt normale. Nëpërmjet njoftimeve për oferta punimesh diplome, mund të porosisësh fare lehtë një të tillë.

Gazetarët e emisionit investigativ “STOP” janë vënë në lëvizje dhe pas kërkimeve, kamera e fshehtë arrin të kontaktojë tre zyra, që ofrojnë këtë “shërbim”.

Kliko per me shume info

Pas disa takimeve dhe negociatave, gazetarët arrijnë të marrin një punim diplome për 25 mijë lekë të reja. Një situatë e tillë ndodh në shumicën e degëve dhe universiteteve në vendin tonë.

Takimi i parë punim diplome

Qytetarja – Si ke qenë? Si ia kaloni? Jam e interesuar, për atë punimin e diplomës.

Sekserja – Ideja është që, mund të sugjerojmë disa tema.

Qytetarja – Unë njëherë desha të diskutoja për pagesën. E kupton?

Sekserja – E para fare, ç’a periudhe të duhet? Se dhe shpejtësia e punimit ka të bëjë shumë.

Qytetarja – Për në qershor.

Sekserja – E para, ne e kemi nga koha, sepse çmimet nuk është se i vendos unë. Aktualisht janë njerëzit, që punojnë, ata që i vendosin çmimet.

Qytetarja – Ju jeni pedagoge?

Sekserja – Jo jo, unë nuk kam lidhje. Unë jam vajza, që merrem me menaxhimin e faqes edhe me pjesën e studentëve, takimet etj, etj.

Qytetarja – Kjo tani, është qendër? Si funksionon?

Sekserja – Jo. Këta janë pedagogë të ndryshëm, që kemi pasur ne mundësitë. Kemi kontakt, që bashkëpunojnë me ne, në lidhje me punimin. Pjesa më e mirë, që mund të bëjmë ne dhe për pjesën e çmimit është… Kemi një temë aktualisht, e ka një nga pedagogët. E kishte një nga pedagogët punim, e kishim ashtu, për një vajzë. Ajo vajza ka transferuar studimet jashtë edhe na ka paguar një pjesë të punimit, por nuk është, se ka tërhequr punimin realisht.

Qytetarja – E kuptoj.

Sekserja – Për atë, që mund të kemi një fillim punimi dhe pjesën e konvertimit të pagesës, që ka bërë ajo, mund ta konvertojmë te ty.

Sekserja –Ideja është që ne, me këtë vajzën, kemi marrë diku tek 170 mijë lekë, (të vjetra) diçka e tillë.

Qytetarja – Lekë?

Sekserja – Po, me lekë. Ideja është këtu që, ne mund ta konvertojmë pjesën e asaj, ta konvertojmë te ty edhe mund të shkojmë tek 250 mijë (lekë).

Qytetarja – 250?

Sekserja – Total. Ti vazhdon të jesh ajo vajza, që…

Qytetarja – E kuptoj.

Qytetarja – Këta janë pedagogë, që punojnë në shtet? Në privat? Që ta di të paktën.

Sekserja – Kemi dhe të shtetit dhe të privatit, por që nuk ka lidhje. Në fund të punimit, mua nuk më intereson as pedagogu jot udheheqës, as fundja fare, as emri jot.

Sekserja – Bën një pagesë minimalisht 20 mijë lekë, (të vjetra) që nis punimi dhe pastaj dorëzohet një e treta e punimit. Bëhet një e treta e pagesës së mbetur. Dorëzohet një e treta e punimit prapë, kapitulli i dytë, i tretë. Po e marr si shembull, dorëzohet prapë një e treta e pagesës totale dhe në fund fare pagesa, që ngelet, pagesa shtesë. Aktualisht ne kemi 24 tema, që po punojmë. Që punojmë në atë kurs.

Qytetarja – Po.

Takimi i dytë punim diplome

Qytetarja – Ç’a bëre ti?

Sekserja – Mirë.

Qytetarja – Si ia kalon?

Sekserja – Ti tani, vendose për atë temën?

Qytetarja – Po. Besoj, se ajo është…

Sekserja – Është gati, sepse… sepse gati… Ajo është bërë gjysma, gati një punim i pjesës së referencave.

Qytetarja – Tani, këtë diplomën time, siç e lamë?

Sekserja – Pa problem.

Qytetarja – Tani për pagesën, si do procedojmë?

Sekserja – 30 (mijë lekë të vjetra) në fillim, që i’a japim pedagoges që nis, vazhdon punimin. Dhe pastaj në momentin, që ti p.sh merr një të tretën e punimit, që të dërgojmë me anë të emailit, thjesht një e treta e pagesës së mbetur, hiq tridhjetëshen, hidhet në bankë.

Qytetarja – Se unë, ta kam sjellë këtë pjesën e 30 mijë lekë (të vjetra). Po diplomën tani, kush e ka punuar?

Sekserja – Këtë e ka një pedagoge, që është tek Europiani (Universiteti Evropian i Tiranës).

Qytetarja – Ja t’i numëroj! 30 mijë lekë (të vjetra).

Sekserja – Mos e vrit mendjen!

Qytetarja – Numëroji edhe ti, që të jesh në rregull.

Sekserja – Çfarë thua?!

7Takimi i tretë punim diplome

Qytetarja – Si ia kalon?

Qytetarja – Tani, unë meqenëse erdha..

Qytetarja – Domethënë 30 mijë lekë (të vjetra) t’i kam dhënë,120, edhe 120 (mijë lekë të vjetra). Ato mund edhe t’i vonoj pak se…

Sekserja – Mos e vrit mendjen! Punimi është duke t’u bërë. Kur të merret fundi i punimit, atëherë. Nuk është, se ka problem. Mos e kushtëzo veten!

Qytetarja – 5…6-të.

Sekserja – Jam bërë si bankë. Merr, co, co, merr.

3Takimi me zyrën tjetër që ofron këtë shërbim

Avokatja – Si ia kalove ti?

Qytetarja – Mirë.

Avokatja – Ç’a viti je?

Qytetarja – Unë kam mbaruar tre vjeçarin.

Avokatja – Bachelorin?

Qytetarja – Po.

Avokatja – I ke mbaruar provimet?

Qytetarja – Po, po.

Avokatja – Po temën, çfarë je…

Qytetarja – E vetmja gjë, që më ka ngelur, është tema e diplomës.

Avokatja – Po. Po e ke zgjedhur gjë?
Po për kur e do ti? Për tani?

Qytetarja – Jo. Për në shtator.

Avokatja – Për shtator. Shiko, temën unë ta bëj, por duhet të zgjedhësh më parë pedagogun. Kush është disponibël, se në bazë të pedagogut, do bësh lëndën.

Qytetarja –Po.

Avokatja – Kemi shumë tema dhe të gatshme, por shumicën e rasteve, i punojmë vetë. Kostoja është 70 mijë lekë të vjetra.

Qytetarja – Po.

Avokatja –Shiko, këto numrat e faqeve, janë të përcaktuar pak a shumë. Për një bachelor 40 – 50 (faqe).

Qytetarja – Ju i punoni vetë?

Avokatja – Po. Kam dhe një asistente, i bëjmë. Asnjëherë nuk marr të gatshme, copy paste.

Qytetarja – Realisht, më kanë thënë çmime shumë të shtrenjta.

Avokatja – Sa janë? T’i ngrej dhe unë. Sa janë?

Qytetarja – 250 – 300 mijë lekë (të vjetra) më kanë thënë.

4Takimi i tretë që ofron këtë shërbim

Qytetarja – Mirë, si jeni ju? Atëherë, unë jam vajza, që kemi folur.

Avokati – Po.

Qytetarja – Dhe siç jua kam thënë, jam e interesuar për një punim.

Avokati – Tani, mua më duhet të di datën e dorëzimit, sepse edhe ne jemi super të ngarkuar.

Qytetarja – Për në shtator.

Avokati – Në shtator. Në shtator, ok! Po.

Qytetarja – Kemi mjaftueshëm kohë.

Avokati – Po. Tani, çfarë temë ke zgjedhur? E ke master apo bachelor?

Qytetarja – Unë e kam për bachelor.

Avokati – Bachelor, po.

Avokati – Do të jepja një rekomandim! Më mirë, që të bëje diçka tek civilja. Unë lekun e dua, sepse tek penalja më vete më shtrenjtë dhe fitimi është më i lartë, për mua. Por meqënëse dua, që punën ta bëj tamam dhe të gjithë njerëzit, që vijnë të ngelen të kënaqur.

Qytetarja – E kuptoj.

Qytetarja – Unë desha të të pyesja pak edhe për çmimet? Si funksionojnë? Kjo pjesë?

Avokati – Atëherë, ne si çmim e kemi tek 15 (1 500 lekë të vjetra) edhe e japim në mënyrë elektronike. Jo të printuar.

Qytetarja – 15 (1 500 lekë të vjetra).

Avokati – 150 lekë të reja. 1500 lekë të vjetra, për faqe.

Qytetarja – Për faqe.

Avokati – Faqe, zakonisht 30 – 35.

Qytetarja – Aq.

Avokati – 40 shkon. Maksimalja ndonjë temë, që është shumë e rënduar, që kalojnë tek pjesa e penales. Pjesa e pagesës, ne lëmë një kapar 50% të pagesës.

Qytetarja – Tani, gjithë punimi 40 – 45 faqe. Ja po marrim maksimumin. Sa mund të shkojë?

Avokati – Të bëj një përllogaritje dhe të them. Po të zë maksimalen gjithmonë. Po të zë 40 faqe.

Qytetarja – Po.

Avokati – Po marr 40 faqe, me 15 (1 500 lekë të vjetra), i thonë tek 60 mijë lekë (të vjetra) te 50 mijë (lekë të vjetra).

Qytetarja – Po

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here