Skadon afati për formularët e vettingut, ja kush janë tre gjyqtarët që dhanë dorëheqjen

40
Kliko per me shume info

Ditën e sotme skadon afati për dorëzimin e formularit të vettingut nga gjyqtarët dhe prokurorët e Shqipërisë në ILDKPKI.

Në limitin e këtij afati ligjor, mësohet se tre gjyqtarë janë dorëhequr duke mos dorëzuar kështu formularët e verringut.

Kliko per me shume info

Mirela Fana, aktualisht anëtare e gjykatës së Lartë mësohet se nuk ka dorëzuar formularin me argumentin se nuk do të jetë më gjyqtare pasi do të vazhdojë karrierën akademike.

Fana pak dite me pare u zgjidh me short si anetare e Keshillit te Larte te Emerimeve.

Po kështu, gjyqtari i Elbasanit, Ilir Pashaj ka dhënë dorëheqjen duke mos paraqitur formularin e vettingut.

Per Pashajn, KLD me heret ka dhene nje mase disiplinore per shkelje gjte ushtrimit te detyres.

Ne oret e pasdites se sotme eshte konfirmuar edhe fakti se anetari i gjykates Kushtetuese Vladimir Kristo, nuk ka dorezuar ne ILDKPKI, formularin e deklarimit te pasurise ne kuader te procesit te vettingut.

Ne kete menyre ai duket se ka vendosur te dorehiqet nga detyra ndonese nga Presidenca ende nuk ka ndonje konfirmim per dorezim te aktit te doreheqjes nga Kristo, sic edhe e parashikon ligji./lajmifundit.al

Kliko per me shume info
SHARE

1 COMMENT

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here