Situatë alarmante, 16 mijë raste në javë paraqiten në urgjenca për gripin

Rreth 16 mijë raste paraqiten në javë shenjat e gripit. Ministria e Shëndetësisë tashmë ka dhënë alarmin se gripi ka intensitet shumë të lartë dhe ka kaluar pragun e epidemisë, ndërsa 10 persona janë në gjendje të rëndë.
Po ashtu, mbingarkesë ka pasur edhe në shërbimet e urgjencave, si në ato pediatrike, ashtu edhe në Spitalin Infektiv. Me qëllim kufizimin e mëtejshëm të përhapjes së gripit në vend, Ministria e Shëndetësisë ka urdhëruar mbylljen e çerdheve, kopshteve dhe shkollave të arsimit parauniveristar në datat 4, 5, 6 dhe 7 janar 2017.

Shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, ka pohuar se këta pacientë janë shtruar në reanimacione dhe mendohet paraprakisht që gjendja e tyre të jetë e lidhur me gripin.

Aktualisht në vendin tonë qarkullon virusi AH3. Qendrat urbane, si Tirana dhe Fieri, kanë edhe përhapjen më të madhe. Por duhet thënë se virusi ka intensitet të lartë në të gjithë vendin.

Përhapja e tij në vendin tonë është ngritur si shqetësim edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, e cila e ka renditur Shqipërinë në hartën e vendeve me risk të lartë. Në të njëjtën situatë paraqitet edhe Finlanda, ku niveli i përhapjes së virusit është po ashtu i lartë. Sipas OBSH-së, në nivel të mesëm mësohet të jenë Italia, Gjermania, Franca, Kroacia, Rusia dhe Serbia.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Dyshohej se do kryente sulm terrorist, pranga shqiptarit në Vienë

Një shqiptar është vënë në pranga nga policia austriake, pasi dyshohej se ...