Situata e rënduar e motit dhe e gripit, flet Beqaj: Shkollat mund të mbyllen edhe javën tjetër

Ulja e ndjeshme e temperaturave që pritet të shkojnë deri në -20 gradë si dhe numri i lartë i të prekurve nga virusi i grupit siç duket do të mbajë edhe për këtë javë larg bankave të shkollës, gjimnazistë, nxënës dhe fëmijët e kopshteve. Një fakt i tillë u bë i ditur nga ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Zyrës Operacionale të thirru nga kryeministri Edi Rama.
Ndër të tjera ai njoftoi gjithashtu edhe pezullimin e operacioneve të planifikuara në spitale dhe anuliminin e aktiviteteve kulturore në vend, ndërsa shtoi se do të kryehen vetëm rastet urgjente.
“Spitalet gjatë këtyre ditëve do të anulojnë operacionet e planifikuara, pra do të bëhen vetëm rastet urgjente. Janë çuar medikamentet në 16 qendra shëndetësore të zonave malore që bllokohen nga bora. Kemi nxjerr në TV kronika informative për gripin. Ditët në vijim do të marrim në konsideratë faktin nëse do të mund të mbahen shkollat të mbyllura edhe gjatë javës së ardhshme. Gjithashtu do të sugjeronim edhe anulimin e aktiviteteve kulturore. Për këto të dyja do të dalim shpejt me një vendim”, theksoi Beqaj.

Ndërkohë, gjatë fjalës së tij kreu i emergjencave Civile, Shemsi Prençi paralajmëroi se në 3 ditët në vijim do të ketë ulje të theksuar të temperaturave, deri në -20 gradë. Nga ana tjetër ai pohoi se janë marrë të gjitha masat e nevojshme për përballimin e situatës, ndërsa shtabet e emergjencave janë ngritur.

“Në ditët në vazhdim do kemi ulje të temperaturave deri ne 20 gradë. Do përballemi me ngrica të forta”, tha Prençi. Ndërkaq, kryeministri Rama pohoi se të gjitha strukturat kanë marrë masat. “Për shkak të kësaj problematike, ajo që në të shkuarën është paraqitur si një plagë nga mosmirëmbajtja e rrugëve, këtë herë ka funksionuar dhe po funksionin”, tha ai./balkanweb/

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Kuvendi voton dekretet për katër ministrat e rinj të Qeverisë

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar në seancën e kësaj të enjteje ministrat ...