Rrëfimi i Sinan Hoxhës: Prita një vit e gjysëm për të puthur Andrrën

Showbiz

Sinan Hoxha së bashku me bashkëshorten e tij kanë qenë dy nga personazhet në emisionin e së shtunës mbrëma “Xing me Ermalin”. Andrra  ishte i pranishëm për herë të parë në një studio televizive dhe mes emocionesh foli për martesën me këngëtarin, si janë njohur dhe si shkon martesa.

Sinani është një nga këngëtarët më të dashur për publikun, ku nuk nguroi të tregonte histori të jetës gjatë punës por edhe me Andrrën. Gjatë rrëfimit, Sinani tregoi dhe një detaj, ku i është dashur 1 vit e gjysëm për të puthur Andrrën.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ermali: O Sinan a je mërzit, a je lodh? Se ke dhe djalin e vogël tani…

Sinani: Para se të bëhesha baba, më shpjegonin shokët e mi që ishin baballarë që ishte gjëja më e bukur në jetë. Nuk kam fjalë ta përshkruaj. Është gjëja më e bukur. Mund t’i kesh arritur të gjitha arritjet e tua por është një mrekulli.

Ermali: Djali ku ka lindur Sinan?

Sinani: Për faktin se Andrra është gjermane, djali ka lindur në Gjermani që të mund të merrte pasaportën gjermane, por djali është shqiptar 100% dhe ka mbiemrin tim Hoxha.

Ermali: Sinan, ti asistove në lindjen e djalit tënd?

Sinani: Në fakt nuk e kisha menduar kurrë që do asistoja por kam asistuar nga fillimi deri në fund dhe kam parë një film horror me sy që as në televizor s’e kisha parë. Nga ora 10 e mëngjesit deri në 1 të natës kam parë film horror me sy e pastaj erdhi në jetë princi. Por ë do më shumë gruan dhe nënën nga kjo eksperiencë.

Ermali: Jo, jo dhe unë kam asistuar. Emrin kush ia vuri?

Sinani: Unë, është bashkim emrash. Dy shkronjat e para të emrave tanë, Ansi.

Ermali: po kujt i ngjan?

Sinani: Në pamje i ngjan Andrrës dhe është grindavec i madh si unë.

Ermali: Kei marrë dado, kush e lan?

Sinani: Jo, jo, e ëma dhe unë e bëj me shumë dashuri. E gjithë vëmendja është tek djali, unë jam dytësor. Por ai është 8 muajsh dhe më njeh, reagon shumë mirë kur më shikon.

Ermali: Po kështu Sinan i di të gjitha këngët e të gjitha trevave?

Sinani: Po si jo Ermal, kam shumë vite karrierë, sigurisht që i di.

Ermali: O Sinan tekstet e këngëve kush t’i bën ty?

Sinani: Unë s’dua të përsëritem e të bëj filozofi në këngë unë i këndoj popullit, nuk dua t’i lodh.

Ermali: Po me kë artist konkurron ti për koncerte?

Sinani: Për nga lodhja Ermal, vetëm për veten. Këngëtarë të mirë ka shumë.

Ermali: Po ndonjë bashkëpunim bashkë do bëjmë?

Sinani: Po nuk bëra me ty që të kam mik, me kë do bëj?

Ermali: Unë kam dëgjuar që i ke dhënë një dorë disa këngëtarëve për t’u rritur në karrierë, je bërë ndonjëherë pishman, se mund të të kenë parakaluar?

Sinani: Për të më parakaluar jo.

Ermali: Kë quan hapin më të madh të karrierës tënde?

Sinani: Unë kam kënduar për herë të parë në një festival me Flori Mumajesin që ishte me “The Dreams” që më pas e zëvendësove ti. Çmimin e parë e mori ai dhe unë mora të dytin, duke u bërë shumë i njohur. Krijova një album ku u bënë të gjitha hite dhe kam bërë koncertin recital pas 30 ditësh.

Ermali: Ti udhëton shpesh me avion, e ke frikë?

Sinani: Ai që thotë se nuk ka frikë nga avioni nuk është mirë.

Ermali:  Andrra, kush e ka vendosur emrin tënd dhe si është Sinani në shtrat?

Andrra: Emrin ma ka vendosur babi dhe Sinani shtrihet horizontal dhe fle më shumë majtas.

Ermali: E ke problem që burri juaj është i famshëm?

Andrra: E kam problem se duhet të iki shpesh jashtë shteti nëpër koncertet.

Ermali: Je xheloze?

Andrra: Jam pak, por është xhelozi pozitive

Ermali: Kush i bën punët në shtëpi?

Andrra: Sigurisht që unë, por më ndihmon pak edhe Sinani.

Ermali: Çfarë punë bën ti, përveçse menaxho lekët e burrit?

Andrra: Është e vertëtë që gratë menaxhojnë lekët e burrit, pasi ju jeni të dështuar në këtë pjesë, për momentin po merrem vetëm më përkujdesjen e djalit, pas një viti do shikoj çfarë do bëj.

Ermali: Ku jeni njohur ju të dy?

Andrra: Ishte një natë me yje… Unë pashë një yll, i cili po binte nga larg, dhe shpreha një dëshirë, të njëjtën dëshirë kishte shprehur dhe Sianin,”Si të bënim sa më shumë lek”. ]

Seriozisht, ne jemi takuar në një qendër komerciale në Gjermani. Unë isha me dy shoqet e mija për drekë dhe Siani ishte me muzikantin e vet duke bërë shooping. Aty pamë Siananin, në fakt shoqja ime i kishte fiksim këngët e Siananit. Pasi unë nuk e njihja Sianain. Shoqja ime kishte dëshirë të merrte një autograf nga Sianani dhe ne u njojtëm aty dhe besoj se ishte një dashuri me shikim të parë. Sinani me ngacmoi direkt aty dhe nuk e prisja të më ngacmonte aq shpejt.

Sinani: Unë si natyrë e drejtpërdrejtë e ngacmova direkt dhe më ka bë zbor 1 vit e ca. Nuk e kisha menduar se do rrija një vit e gjysëm mbrapa Anddrës dhe më ka lënë ta puth pas një viti e ca.  Brenda një viti unë kam shkuar 4-5 herë në Gjermani, pasi nuk mund të shkoja shpesh.

Pyetjet nga Facebook:

Çfarë do doje të bëjë me jetën tënde nëse nuk do ishe berë këngëtar?

Unë kam bërë të gjitha llojet e punëve dhe do beja çdo gjë të do me sillte fati, jeta.

Çfarë të pëlqen më shumë të Andrra?

Më polen fakti që është lindur dhe rritur në Gjermani dhe është me shumë këmbë në toke se shqiptaret janë lindur dhe rritur në Maqedoni dhe Shqipëri.

Çfarë do bëjë nëse të thotë Andrra të hiqje dorë nga karriera?

Unë për Andrrën do bëja çdo gjë por kur vjen puna tek karriera nuk heq dorë pasi do na prishte punë të dyve bashkë?

Kush është Vip-i shqiptar që nuk i flet?

Nuk është pyetje për mua pasi unë jam njeriu me paqësor që ka Tirona.

A e merr telefonin kur shkon në tualet?

Në banjo, jo.

A ke shpirtin e një fëmijë apo je i egër?

Unë jam një miks, dhe jo me larg se mbrëmë më ka bërë djali me qajt dhe Andrra që më shikonte dhe më pyeti a je mirë.

Të ka vënë ndonjëherë gruaja  me pastruar shtëpinë?

Jo me pastruar shtëpinë, por me pastru djalin.

Pse i hap krahët në çdo këngë që bën?

Më vjen natyrshëm, e bëj në mënyrë instiktive./tvklan/

ME TE LEXUARAT