Shtypi gjerman: Me mure nuk zgjidhen problemet e Ballkanit

Aktualitet

gjermMediat gjermane i kushtojnë vëmendje të posaçme konferencës për Ballkanin Perëndimor në Vjenë. Komentatorët nuk janë të sigurt se kjo është rruga më e mirë për këtë rajon.Nën titullin "Loja e gabuar për Ballkanin Perëndimor", gazeta 'Berliner Zeitung' komenton: "Gjatë konferencës plasi lajmi për gjetjen e një kamioni plot me refugjatë të vdekur. Lajmi horror nuk hodhi hijen mbi konferencën, siç po lexojmë rëndom, por ai hedh një dritë të fortë në mugëtirën politike që mbizotëronte takimin pompoz në Vjenë. Të mëdhenjtë në Evropë duan të tregojnë se ato i duan sa më parë vendet e Ballkanit në BE. Por ata në fakt duan vetëm ta tregojnë këtë, sepse në të vërtetë nuk i duan ato atje. kTema nuk 7shtë afrimi i mëtejshëm me Europën, por izolimi. Nëse këto vende i duan në Europë, atëherë s'ka asnjë kuptim organizimi i dëbimit masiv të njerëzve. Në vend të dëbimit do të duhej të gjendeshin rrugë për integrimin e atyre që kërkojnë punë në tregun europian të punës."

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

'Frankfurter Allgemeine Zeitung' nën titullin "BE si bankomat për Ballkanin Perëndimor" shkruan se BE në të ardhmen do të mund të dërgonte më shumë mjete financiare në këtë rajon. "Komisioneri Johannes Hahn ka folur për mundësinë e krijimit të një fondi për vendet e ish-Jugosllavisë dhe Shqipërinë. Ky rajon nuk është në skaj, por në zemër të Evropës".

'Süddeutsche Zeitung' shkruan për pesimizmin e përhapur në këtë konferencë. "Konferenca ishte planifikuar si sinjal pozitiv i optimizmit. Por kjo nuk ndodhi. Burrat me patallona të shkurtra, të cilët në fillim luanin futboll, në fund u ndanë me fytyra të stërzgjatura nga pakënaqësia. I ashtuquajturi proces i Berlinit, i nisur nga kancelarja Angela Merkel, po përparon ngadalë. Në vendet e rajonit problemet jo vetëm që nuk janë zgjidhur, por janë përkeqësuar. Në fund erdhi edhe lajmi tepër i hidhur për tragjedinë dhe vdekjen e dhjetra refugjatëve në një kamion në Austri."

Ndërsa gazeta 'Die Tageszeitung' nënvizon qëllimet e Austrisë dhe Gjermanisë që me ndihma financiare të krijojë kushte që njerëzit të mos ikin nga vendet e Ballkanit, por të mbeten atje. "Dera është hapur pak për disa vende të Ballkanit. Që atje duhet vepruar më shumë e tregon edhe ngjarja tragjike me refugjatët e vdekur të gjetur në një kamion në Vjenë. Gjermania dhe Austria kanë kërkuar harmonizimin e politikës së refugjatëve", shkruan gazeta. Por një zgjidhje ende nuk është në horizont. Në artikull konstatohet se "interesat kombëtare" pengojnë debatet për zgjidhjen e problemit me refugjatët. Polonia justifikohet me luftën në Ukrainë. Hungaria po ngre mure të reja. Në konferencën e Selanikut të mbajtur në vitin 2003 u premtua afrimi i Ballkanit Perëndimor me BE-në. Shtetasit e këtyre vendeve shpresonin se liderët e tyre do t'i realizojnë kërkesat për demokratizim, shtet juridik, të drejtat e njeriut, tolerancën fetare. Shpresonin se do të bëhen pjesë e Evropës demokratike dhe paqësore. Por barsaleta e Sarajevës: "Nëse Evropa nuk vjen tek ne, ne do të shkojmë në Evropë", është bërë realitet. ..."Muret nuk do të ndihmojnë për zgjidhje".

ME TE LEXUARAT