Shteti më i lumtur në botë tregon sekretin… si të jeni të lumtur në 2017-ën

Soft

Danimarka, vendi më i lumtur në botë tregon për të gjithë ne, recetën e të qenurit i lumtur këtë vit. Nëse një vit më parë receta ishte ‘’ Sa më pak të kishe e ta vrisje mendjen, aq më i lumtur ishe’’, këtë vit është ndryshe.

Danezët përdorin fjalën “hygge” për t’iu referuar rehatisë. Dimri është periudha më “hygge”, ndaj dhe danezët janë më të lumtur se kurrë në dimër. Por në fakt kjo duhet shpërndarë në të gjithë vitin.

Receta përfshin një zjarr (oxhak), pizhame, një filxhan çaj ose kafe dhe… shoqëri të mirë. Kjo është lumturia sepse kjo është e rehatshme. Mbështilluni me një batanije dhe qeshni pa fund me miqtë tuaj të ngushtë, kjo është lumturia sepse kjo është e rehatshme! Konsumoni ushqim me duar dhe mos e vrisni shumë mendjen për pirunj apo lugë, kjo është lumturia sepse kjo është shumë e rehatshme.

ME TE LEXUARAT