Shqiptarja hiqet si shtatzënë, i gjenden 700 gramë heroinë në barkun e fryrë

Soft

Policia italiane nuk ka rënë pre e mashtrimit të një gruaje shqiptare e cila donte të kalonte drogë nga Shqipëria në Napoli, ku dhe banonte.

Sapo zbarkoi nga trageti, “shtatzëna” u ndalua sëbashku me djalin e saj 3-vjeçar.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas sjelljes nervoze dhe të çuditshme autoritetet vendosën ta kontrollojnë dhe ajo që gjetën ishte një veshje e posaçme për gratë shtatzëna, ku në fakt mbante fshehur 700 gramë heroinë të mbëshjellë me letër celofan.

Ishte qeni i policisë që e bëri të ndihej nervoze shqiptaren, identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur. Për momentin, shqiptarja ndodhet në arrest shtëpie.

ME TE LEXUARAT