Adoleshentja shqiptare bie nga mali në Itali, në gjendje të rëndë

Aktualitet

Një vajze 17-vjeçe nga Shqiperia, perfundoi në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ra nga një mal në zonën e Plesio në Itali.

Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme, kur shqiptarja me banim Rovellasca, së bashku me një miken e saj, kishin dalë shëtitje në mal.

Të dyja, kanë rënë nga një lartësi prej rreth 150 metra.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas incidentit të ndodhur rreth orës 15:30, për ti shkuar në ndihmë dy vajzave kanë shkuar në vendngjarje edhe dy helikopterë.

Dy vajzat u transportuan në spitalin e “Sant’Anna”. Teksa shqiptarja është në gjendje të rëndë, gjendje shëndetësore e shoqes së saj është më e mirë.

ME TE LEXUARAT