Shqiptari në Itali kapet me 3.5 milionë euro kokainë, zbulohet emri

Policia italiane njoftoi diten e sotme se ka arrestuar një shqiptar në Bolonja, pasi është kapur me rreth 35 kilogram lëndë narkotike e llojit kokainë.

Mediat raportojnë se shqiptari i arrestuar është Asllan Luka 29 vjeç, i cili po transportonte kokainën me mjetin tip “Jeep Grand Cherokee”.

Droga ishte e ndarë në 30 pako, ndërsa u gjet gjatë një kontrolli të zakonshëm të policisë rrugore. Kokaina u sekuestrua në 30 dhjetor dhe nëse do të hidhej në treg kap vlerën prej 3.5 milionë euro.

Sipas mediave lokale, mjeti ku u gjet lënda narkotike rezulton se ishte në emrin e një gruaje rumune me banim në Milano, ndërsa shqiptari i arrestuar rezulton me precedentë të mëparshëm penalë për trafik droge. Vijojnë hetimet për personat e tjerë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Grabitet farmacia në Tiranë, punonjësja shtatzënë përjeton momente tmerri

Nje farmaci eshte grabitur te shtunen pasdite ne Tirane. Burime nga policia ...