Shqiptari detyrohet të shqyejë derën dhe…gjen djalin të vdekur në banesë

Një shqiptar 42 vjeçarë u gjet i vdekur në apartamentin ku jetonte ndërsa afër tij u gjet edhe një qese me heroinë.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e 27 dhjetorit, kur 42 vjeçari i cili nuk identifikohet nga mediat italiane është gjetur i vdekur nga babai i tij.

Banesa ndodhet në një rrugë qendrore të Vareses. Familja e të ndjerit u shqetësua pasi i afërmi i tyre nuk ua hapi telefonin çka më pas babai shkoi në banesën ku jetonte dhe përballë mungesës së reagimit, shqeu derën duke gjetur të birin e tij të vdekur në krevat.

Ai ka lajmëruar djalin tjetër dhe më pas policinë. Policia vendase përjashton mundësinë që burri të jetë qëlluar me mjete të forta nga persona të tjerë, por mister mbetet qesja e drogës e hapur pranë tij, rreth gjysmë kilogram heroinë.

Autopsia dhe testet toksikologjike do të sqarojnë shkaqet e vërteta të ngjarjes.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Naftëtarët në Fier në protestë kundër transferimit në Ballsh

Një protestë është nisur sërish nga punëtorët e e rafinerisë së naftës ...