Shqiptari masakron italianin, njofton policinë: ‘Hajdeni se e vrava’

Kliko per me shume info

Një 35- vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pas akuzohet se ka vrarë me thikë një shtetas italian. Sipas mediave vendase, shqiptari rreth 35 vjeç, ishte pronari i një furre buke dhe prodhimeve të brumit në Genova, ndërsa ka debatuar me të punësuarin e tij, një shtetas italian rreth 25 vjeç, e ka qëlluar me thikë
Në sherr e sipër, shqiptari ka rrëmbyer një thikë në furrën e bukës dhe ka qëlluar italianin disa herë në gjoks, i cili për pasojë ka mbetur i vdekur. Pasi ka parë se ai ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve, shqiptari ka marrë vetë në telefon policinë.

Karabinierët dhe ambulanca mbërritën në vendngjarje, por për të riun nuk kishte më asnjë shpresë pasi kishte ndërruar jetë nga plagët e marra.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here