Udhëtonte me 3.5 mln euro kokainë në makinë, kush është shqiptari që “alarmoi” Italinë

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi iu gjetën në makinë rreth 35 kg kokainë.

Në fakt, ka qenë sjellja e dyshuar e shqiptarit ajo që ka shtyrë karabinierët të bënin një kontroll më të imtësishëm në automjetin e tij. 29-vjeçari është nervozuar kur është ndaluar nga policia në Bolonja të Italisë.

Por, kush është shqiptari i arrestuar? Mediat italiane shkruajnë se në pranga ka përfunduar 29-vjeçari shqiptar Asllan Luka, me precedentë të mëparshëm për trafik droge.

Sjellja e tij nervoze dhe kaluara e tij, çuan në një kontroll më të imtësishëm nga ana e efektivëve të policisë, me ndihmën e qenëve anti-drogë. Makina u çua në një ofiçinë, ku pas disa orë kontrollesh u gjet edhe droga e fshehur, e ndarë në 30 paketime.

Sipas hetimeve, nëse do të shitej në tregun e brendshëm, droga vlerësohet rreth 3.5 milionë euro. Ndërkohë, nga verifikimet e kryera rezulton se Asllan Luka, është banues në Romë, me leje qëndrimi në shtetin italian të skaduar që në prill të 2015-ës.

Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

I riu vdiq në derë të spitalit, arrestohen dy autorët e vrasjes në Vlorë

Pas disa orë kërkimesh policia e Vlorës ka arrestuar dy vëllezërit Merko, ...