Itali, shqiptari arrestohet me 510 kilograme kanabis

Finalizohet një tjetër operacion i përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Policisë italine, Guardia di Finanza(GdF) – sekuestrohen rreth 510 kg marijuanë, një person në pranga

Mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 në Torre Veneri, San Kataldo, provinca e Leçes, Itali, pas shkëmbimit të informacionit me Policinë e Shtetit, Guardia di Finanza e Pulias ka goditur një tentativë për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Megjithë motin shumë të keq dhe detin me dallgë deri në 7 ballë, trafikanti ka provuar të çajë “rrjetën” e policisë, por ka dështuar.

Në bordin e motoskafit të bllokuar, i cili është i gjatë rreth 5.5 metra, Guardia di Finanza sekuestroi rreth 510 kg marijuanë.

Autoritetet arrestuan shtetasin shqiptar që drejtonte mjetin lundrues, A.M. 29 vjeç.

Hetimet vijojnë për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Megi shkon në spital për kontroll rutinë, ajo që mëson e reja i shkatërron jetën

Ajo quhet Megi është 24 vjeç dhe që prej shkurtit mësoi se ...