Arrestohet shqiptari në Itali, masakroi të dashurën në shtëpi, mjekët dhe policin

Kliko per me shume info

Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar në Bolonja të Italisë për dhunë fizike të ushtruar ndaj disa personave.

Mbrëmjen e djeshme, karabinierët morën një telefonatë që lajmëronte se ishin dhunuar mjeku i turnit dhe një infermiere në Spitalin e Budrios në komunën Molinella.

Kliko per me shume info

Pasi forcat policore mbërritën në vendngjarje, 33-vjeçari shqiptar në vend që të qetësohej dhe të shpjegonte arsyet e dhunës së tij, sulmoi edhe njërin prej policëve, por më pas u arrestua.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari pasi kishte masakruar keq gruan e tij, italiane 23-vjeçare, në banesën e tyre, e kishte dërguar në urgjencë.

Atje kishte filluar të godiste mjekun dhe infermieren për arsye që ende nuk janë bërë të ditura. Policia bën me dije se në momentin e aktit të dhunshëm, 33-vjeçari ka qenë në gjendje të dehur.

Italiania për shkak të plagëve të rënda të shkaktuara nga shqiptari u dërgua në spitalin kryesor të Bolonjës ku do t’i duhet të qëndrojë për 30 ditë.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here