Shqiptarët “trondisin” Shkupin: Platformë shtetformuese e unifikuar

Kosovë&Rajon

Partitë shqiptare, BDI, lëvizja Besa, Aleanca për Shqiptarët dhe PDSH shprehën së bashku me një deklaratë përkushtimin e tyre për realizimin e të drejtave kombëtare në mandatin e ardhshëm qeveritar nëpërmjet mbështetjes së ndërsjellë, në përputhje me frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe Kushtetutën e Maqedonisë.

Partitë shiptare pas shumë negociatash, edhe në Tiranë, tashmë janë në unison dhe japin ultimatum për kërkesat e tyre. Qartazi partitë shqiptare thonë se shtetin e formojnë së bashku dhe se shqiptarët janë faktor shtetformues. Në deklaratë thuhet se këto parti kërkojnë:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Zbatim i përpiktë i parimit të multi-etnicitetit në Kushtetutë, ku shqiptarët njihen si popullësi shtetformuese. Barazi etnike. Barazi e plotë gjuhësore, përdorimi i gjuhës shqipe në të gjitha nivelet e qeverisjes dhe garantimi i përdorimit të saj si e drejtë themelore dhe kushtetuese. Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë duhet të përcaktojë se gjuha maqedonase me alfabetin cirilik dhe gjuha shqipe me alfabetin e saj janë gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë”.

Partitë shqiptare kërkojnë gjithashtu debat gjithëpërfshirës mbi flamurin, himnin dhe stemën shtetërore të Maqedonisë në mënyrë që simbolet shtetërore të reflektojnë multi-etnicitetin shoqëror dhe barazinë etnike; mbështetje të plotë për punën e Prokurorisë Speciale, si dhe “zbardhjen e plotë e çështjeve dhe proceseve gjyqësore si “Sopoti”, “Brodeci”, “Monstra” dhe “Kumanova” nëpërmjet një komisioni hetimor, ose një trupe të pavarur ndërkombëtare.

Shqiptarët kërkojnë miratimin e një rezolute me të cilën të dënohet genocidi ndaj popullit shqiptar në Maqedoni nga viti 1912 deri në 1956. Arritje të barazisë ekonomike dhe mirëqënie shoqërore nëpërmjet zhvillimit të barabartë të rajoneve, veçanërisht vendimmarrje më të drejtë për financimin e komunave.

Gjithashtu kërkohet përfaqësim i drejtë në ushtri, shërbimet e inteligjencës dhe drejtësi. Shqiptaret kërkojnë që të jenë aktorë edhe në çështjet e Maqedonisë me fqinjët, si me Greqinë dhe Bullgarinë.

ME TE LEXUARAT