Shqiptarët futen në “kurth”, kapen me 8 kg drogë pas televizorit

Aktualitet

Në pjesën e pasme të televizorit në një dhomë gjumi, kishin fshehur 8 pako me marijuanë me një peshë totale prej 8 kg drogë si dhe dy armë të rreme.

Dy shqiptarë, një me vendbanim në Aquila dhe tjetri në Giulianova u caktua masa e sigurisë arrest me burg për posedim të lëndëve narkotike. Policia italiane në Teramo kishte pikasur prej disa ditësh praninë e dy shqiptarëve që po endeshin në Giulianova.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Njëri prej tyre ishte arrestuar edhe më herët për posedime të heroinës dhe kjo ishte arsyeja se pse policia po e vëzhgonte me imtësi.

Mbrëmjen e djeshme, 32-vjeçari italian dhe shqiptarët S.A. e M A. të dy 43 vjeç, u ndoqën nga policia teksa hynin në një banesë. Aty ndërhynë efektivët, të cilët gjetën 8.5 kg marijuanë.

ME TE LEXUARAT