“The Sun”: Të burgosurit shqiptarë tallen me burgjet në Angli

Kliko per me shume info

“Një hetim ka nisur pasi të burgosurit shqiptarë në një nga burgjet tona kanë nisur foto e video ditën e Krishtlindjeve tek një faqe shqiptare që quhet (Life is Fun) Jeta osh Qef,” e nis artikullin e saj britanikja The Sun.

“Në skandalin më të fundit të thyerjes së rregullave të burgut, një grup shqiptarësh kanë dërguar foto me kamera të futur në mënyrë të paligjshme në një nga faqet online të vendit të tyre,” shkruan më tej The Sun.

Kliko per me shume info

Fotot u bënë në burgun e Dorset, Angli i cili kishte qenë në qendër të vëmendjes edhe para pak kohësh për shkak të ushqimeve të mira si peshk, patate e vodka që të burgosurit mbanin në qelitë e tyre.

Në atë kohë Ministria e Drejtësisë tha se do të nisë një goditje e ashpër ndaj “talljes” që të burgosurit shqiptarë i bëjnë sistemit.

Një nga inspektorët e burgut thanë vitin e kaluar se: “Ne gjetëm një burg në krizë, ku menaxherët dhe stafi e kishin humbur të gjithë kontrollin”.

“Të burgosurit shqiptarë shihen tërë kohës duke bërë me duar simbolin e flamurit shqiptar, që është një tallje flagrante e rregullave që paraqiten në burg,” tha ai.

Shumica e të burgosurve që dërguan foto në faqen shqipatare vuajnë dënime ttë gjata. Në mesazhin e tyre tek fotot e dërguara tek JOQ ata shkruajnë: “Ju urojmë të gjithë shqiptarëve Gëzuar Krishtlindjet nga një burg në Angli. Zoti ju bekoftë të gjithëve,” vijon artikulli i prestigjozes britanike.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here