FOTO/ Ja kush është shqiptari që u ekzekutua me 22 plumba në Suedi

Aktualitet

Një shqiptar është ekzekutuar me 22 plumba në qytetin Malmo të Suedisë.

Mediat e huaja bëjnë me dije se shqiptari i identifikuar si Alban Ibraj është qëlluar nga një 22-vjecar, dhe sipas tyre autori ka qenë aq i zemëruar saqë edhe pasi e ka qëlluar me 22 plumba ka dashur të sigurohet që ai ka vdekur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Raportohet se është arrestuar një 22 vjecar i cili dyshohet se është bashkëpunëtor i autorit.

Shqiptari u gjet i vrarë në rrugë ndërsa dëshmitarët të cilët kanë njoftuar policinë kanë rrëfyer se nuk kanë parë asgjë por vetëm personin e shtrirë në tokë.

”Rreth orës 8 e 30 të mbrëmjes të martën ne kemi gjetur një person mashkull në terren i plagosur “, tha zëdhënësi i policisë Fredrik Bratt i cili shtoi se shumë shpejt ai humbi jetën në krahët e tij.

Alban Ibraj, ishte një shqiptar nga Kosova që kishte emrigruar prej vitesh në Suedi bashkë me familjen.

ME TE LEXUARAT