Shqipëria në mesin e 17 vendeve për t’u vizituar në 2017-n (FOTO)

Rrjeti mediatik CNN ka renditur 17 vendet që duhen vizituar në vitin 2017, ku në mes të tyre ndodhet edhe Shqipëria.

“Vend i vogël mesdhetar është një sekret i Europës për më shumë se dy dekada”, shkruan CNN.

Kjo e fundit e përshkruan Shqipëria si një vend me diell, me plazhe të virgjëra dhe me një kulturë të ngjashme ushqimi me Greqinë, por me çmime shumë të ulëta.

Në shkrimin e CNN thuhet se Shqipëria vazhdon të lulëzojë edhe në 2017, ndërsa përmend disa destinacione kulturore të preferuara për turistët.

Në lidhje me këtë klasifikim të Shqipërisë ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili në profilin e tij në “Facebook” shkruan: “Mbase këta që e rendisin Shqipërinë në 17 destinacionet për t’u vizituar këtë vit, dinë të shohin atë që jo pak ndër ne nuk duan ta shohin tek ky vend, i cili po rritet çdo vit e më shumë si vend turistik jo vetëm sepse është i bukur po edhe sepse po flitet çdo vit e më mirë për të”.

Ja cilat janë 17 vendet e sugjeruara nga CNN:

1.Prince Edward Island, Kanada

2.Penang, Malajzi

3.Kolumbia

4.Bermuda

5.Katahdin Woods and Waters National Monument, SHBA

6.Isaan, Tajlandë

7.Butan

8.Chengdu, Kinë

9.Aarhus, Danimarkë

10.Bordo, Francë

11.Islanda Perëndimore

12.Shqipëria

13.Amman, Jordani

14.Ruanda

15.Senegali

16.Houston, SHBA

17.Australia

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Shoferi e pëson keq nga policja bjonde: Bëre gabimin më të madh që i fute këto…

Një shofer është arrestuar në flagrancë pasi i ka ofruar ryshfet punonjësit të policisë ...