Goditi me shpullë lojtarin kundërshtar, Memushaj: Kam gjak shqiptari (Video)

Në ndeshjen Napoli- Peskara u regjistrua një incident mes futbollistëve. Lojtari i Napolit Jose Cahejon u kap me dy nga lojtarët e Peskarës dhe shqiptari, Ledian Memushaj nuk ndenji pasiv, por nderhyri duke goditur me shpullë spanjollin.

Një video tregon shumë qartë momentin kur lojtarët grinden dhe me shumë mundësi do të shërbejë si provë për Federatën Italiane të Futbollit e cila do t’a hetojë këtë çështje. Për t’i hedhur benzinë zjarrit ka menduar vetë Memushaj i cili në rrjetin e tij social, “Facebook”, ka postuar një foto me mbishkrimin “Kam gjak shqiptari”.

Peskara e Memushajt përsa i përket rezultateve nuk është aspak mirë, pasi ndodhet në vendin e fundit në kampionat me vetëm 9-të pikë, e shkëputur nga vendi i 17-të që të mban edhe për sezonin tjetër në Seria A me 11-të pike.

Tensione Calleti

Posted by Jorge Calcio Napoli Style on Sonntag, 15. Januar 2017

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Simic mohon: Nuk e kam quajtur Haradinajn kriminel

Një pjesë e mediave në Kosovë e kanë përkthyer gabimisht një deklaratë ...