Shpërthim pranë ndërtesës qeveritare të Kosovës në Mitrovicë

Persona të panjohur kanë hedhur një mjet shpërthyes në objektin e qeverisë së Kosovës të inauguruar pak para vitit të ri në Mitrovicën e veriut, transmeton Koha.net.

“Mjeti shpërthyes, granata, ka shkaktuar dëme materiale, thyerje të xhamave të ndërtesës qeveritare, por nuk ka të lënduar”, ka konfirmuar për TV ARTA, Besim Hoti, zyrtar policor në Mitrovicë.

Kjo ndërtesë ka qenë cak i sulmit menjëherë pas inaugurimit të saj nga ministria për Dialog Edita Tahiri.

Mediat serbe këtë objekt e paraqesin si hotel me emrin “Sasha”. Policia e Kosovës është në vendin e ngjarjes

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Gruevski bënë thirrje për mobilizim kundër ligjit për gjuhën shqipe

Lideri I VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, përmes një statusi në faqen e tij ...