Shpërthen makina e shqiptarit në Itali, policia nis hetimin

Aktualitet

Një shpërthim eksplozivi ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në qytetin e Pistoia në Itali, ndërsa policia menjëherë ka mbërritur në vendngjarje. Sipas mediave italiane, shpërthimi ka ndodhur në makinën e parkuar të një shqiptari pranë urës “Europa”.

Policia ka përjashtuar pistën se ngjarja ka lidhje me sulm të mundshëm terrorist, ndërsa pritet që pronari i makinës tip ‘Benz’ të merret në pyetje për të zbardhur me tej motivet dhe shkaqet e ngjarjes.

Eksplozivi artizanal që ka shpërthyer ishte vendosur në pjesën e përparme të makinës së shqiptarit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Si pasojë e ngjarjes nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka lidhje me ndonjë hakmarrje ndaj shqiptarit./balkanëeb/

ME TE LEXUARAT