I dehur në timon, shoferi i ambulancës së maternitetit përplas 3 makina

Një 47-vjecar është arrestuar nga policia, pasi teksa drejtonte një autoambulancë ka përplasur 3 makina në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë shtetasi Islam Alla, 47-vjec, banues në Tiranë.

Ky shtetas duke drejtuar autoambulancën, në zonën e “Kodrës së Diellit”, ka përplasur tre mjete, ku si pasojë e përplasjes ka patur vetëm dëme materiale dhe jo dëme në njerëz.Policia Rrugore i ka bërë drejtuesit të autoambulancës testin e alkoolit me aparat Dragger, ku ka rezultuar se Islam Alla, drejtonte mjetin nën ndikimin e alkoolit në masën 1.00mg/l.

Gjithashtu janë kryer veprimet e nevojshme administrative dhe përpiluar dokumentacionet për siguracion për zhdëmtimin e tre mjeteve të përplasura nga ky drejtues mjeti.

Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së parë Tiranë, për veprën penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Trafiku i drogës Shqipëri-Greqi-Turqi, arrestohet shqiptari. Ja ku e kishte fshehur heroinën(Foto)

Policia greke, të njoftuar nga homologët e tyre shqiptarë policinë kanë kryer ...