Shkencëtarët alarmojnë: Një ajsberg gjigand po shkëputet nga Antarktida

Një lajm tronditës vjen nga shkencëtarët së fundmi. Ata tregojnë se një ajsberg i përmasave gjigante, aq sa shteti amerikan Delaware apo sa ishujt Trinidad dhe Tobago është duke u shkëputur nga Antarktida.
Lajmi vjen nga shkencëtarët e Universitetin të Swanseas, në Uells. Çarja e ajsbergut ka disa vjet që ka nisur, por në muajin dhjetor ajo u theksua në mënyrë të menjëhershme dhe tashmë ka një gjatësi prej 80 kilometrash shkruan Tgcom24.

Ajsbergu sipas shkencëtarëve do të ndryshojë në mënyrë dramatike peizazhin e Gadishullit Antarktik. “Copa akullnajore është pjesë e të gjithë trashësisë së platformës akullnajore.

Kur ajo të shkëputet nga akullnaja e madhe, do të prodhojë një ajsberg afërsisht me madhësinë e shtetit amerikan të Delaëare”- deklaruan ekspertët britanik.
Bëhet fjalë për një bllok të madh akulli, do të shkëputet nga Antarktida, më e madhja që nga viti 2000 dhe e treta më e madhe e regjistruar në histori.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Stuhi dhe përmbytje/ Italia sërish ‘’viktimë’’ e natyrës, lumi i merr jetën një personi(Foto)

Të paktën një i vdekur është regjistruar nga stuhitë dhe shirat e ...