Shkatërrohet banda e grabitësve të karburanteve në Shijak, 2 në pranga, 1 në kërkim(Emrat)

Aktualitet

Policia e Shijakut ka bërë të mundur shkatërrimin e bandës së grabitësve të karburanteve në këtë zonë, duke vënë në pranga dy persona dhe njëri në kërkim.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak kanë zbardhur dhe dokumentuar pa kaluar 24 orë nga ngjarja grabitjen e dy karburanteve në autostradën Tiranë-Durrës.

Në pranga ranë Klajdi Pupa, 20 vjeç, (i dënuar më parë për posedim të lëndëve narkotike) dhe Flroian Thana, 19 vjeç, (i dënuar më parë për vjedhje), të dy banues në Durrës.

Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet pë kapjen e shtetasit me inicialet B.K. 20 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje. Specialistët për Krimet në sajë të veprimeve hetimore kanë bërë të mundur dokumentimin e veprimtarisë kriminale, të kryer nga shtetasit e mësipërm, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në periudha të ndryshme kohore kanë vjedhur nën kërcënimin e armëve pika karburanti në autostradën Tiranë-Durrës, tek “Mbikalimi i Fllakës”, duke marrë shuma të ndryshme parash, konkretisht:

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

1.Më datë 12.12.2016, rreth orës 02:50, shtetasit e mësipërm dyshohen se nën kërcënimin e armës I kanë marrë xhiron ditore rojeve të një karburanti , në afërsi të mbiklaimit të Fllakës, rreth 150 000 – 200 000 lekë.

2.Më datë 09.01.2017, dyshohet se nën kërcënimin e armës dhe me maska kanë vjedhur dy karburante në të dy krahët e autostradës dhe më pas janë larguar me nje mjet tip Golf.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

• Një automjet tip Volsëagen Golf 5 me të cilën autorët kryenin vjedhjet;

• Një çantë krahu, në të cilën mbanin armën dhe maskat;

• Dy telefona celularë.

Gjatë deklarimit të dhënë para Oficerëve të Policisë, autorët kanë pranuar dhe shpjeguar mekanizmin e kryerjes së grabitjeve. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja me dhunë” e kryer në bashkëpunim parashikuar në nenin 139, 25 të Kodit Penal.

ME TE LEXUARAT