Shkarkimi i Manjanit ka sjellë debate në Komisionin e Ligjeve, PS-ja e ironizon: Po presim që të vizitohet

Politikë

Debate të mëdha janë shkaktuar në mbledhjen e sotme të Komisionit të Ligjeve në lidhje me shkarkimin e Manjanit nga posti i ministrit të Drejtësisë.

Deputeti demokrat Eduard Halimi ka kujtuar heshtjen e qeverisë lidhur me akuzat e forta të Manjanit për tema shumë të ndjeshme dhe alarmante, si ajo e kanabisit, dosja Balili dhe ministrat që flenë me dashnoret në resortin e tij, koncesionet, apo presionet e kryeministrit ndaj gjyqtarëve.

Sipas tij, kjo tregon se gjithë sa tha Manjani janë të vërteta, pasi askush nga qeveria nuk i përgënjeshtroi.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Asnjë nga ministrat nuk i përgënjeshtroi akuzat e Manjanit, kjo tregon se të gjitha cfare tha Manjani janë të vërteta” tha ai.

Kësaj akuze i është përgjigjur deputeti i PS-së, Piro Lutaj, duke kaluar në kundërsulm ndaj Manjanit. Ai ka theksuar se nuk mund të shprehen ende, pasi presin vizitën mjekësore të Manjanit para se të reagojnë.

ME TE LEXUARAT