Dokumentari i BBC: Dashuria shkaktoi vdekjen e Amy Winehouse

Showbiz

amy-winehouseVuajtja nga një dashuri e cila nuk përfundoi si duhet mendohet se i mori jetën këngëtares britanike të muzikës jazz, Amy Winehouse. Dokumentari më i ri BBC, rreth jetës së këngëtares, në të cilin shfaqen pamje dhe regjistrime të pa dëgjuara e të pa publikuara më parë ka arritur ne konkluzionin se dashuria solli vdekjen e zerit te njohur te muzikes.

Në këtë film të shkurtër janë bërë bashkë të gjitha filmimet e këngëtares ndër vite, përpara se të ndërronte jetë në moshën 27 – vjeçare, në 2011 – n. Në këtë dokumentar më së shumti shfaqen regjistrimet e Winehouse, teksa ka folur për dashurinë e saj për ish –bashkëshortin, Blake Fielder – Civil, personit të cilit i ka dedikuar gjithë jetën dhe tekstet e këngëve.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga marrëdhënia e tyre e vështirë dhe plot probleme është frymëzuar edhe hiti i saj më i madh, “Back to Black”, që në fakt me “Black” ajo nënkuptonte gjendjen e saj të errët shpirtërore.

Ndarja nga Blake në 2009, pas 2 vitesh martesë, e thelloi më shumë varësinë e saj ndaj alkoolit dhe lëndëve narkotike, aq shumë sa i ati këmbëngulte ta çonte të bijën vazhdimisht në shtëpi rehabilitimi, gjë të cilën ajo e urrente.

Gjatë karrierës së saj të shkurtër, Amy realizoi tre albume, këngët e të cilëve u kthyen në hite të padiskutueshme.

Edhe pse ky dokumentar ka pasur replika nga familjarët e këngëtares, e sidomos nga babai i saj, Mitch Winehouse, producenti James Gay – Rees ka rrëfyer disa ditë më parë për BBC se asgjë nuk do të ndryshojë nga filmimet.

Kjo kritikë vjen për shkak se familja e Amy – t është portretizuar me nota negative në film, ka thënë Gay – Rees, por ne nuk do të ndryshojmë asgjë. Po flasim për Amy – n, dokumentari është për të dhe nëse Mitch do, le të sjellë një dokumentar tjetër me versionin e tij. Ky që krijuam ne nuk do të ketë asnjë detaj të ndryshuar, ka përfunduar sqarimin e tij, producenti James.

Me regjinë e Asif Kafadia, filmi dokumentar i BBC, mban titullin “AMY” dhe do të shfaqet për publikun britanik në kinema, më 3 Korrik.

ME TE LEXUARAT