“Do hamë kokën, këto s’janë në terezi”, shitëset e Rrugës së Durrësit nxehin keq vajzën

Soft

Në këtë periudhë të ftohti, ngrice e acari në rrugë mungesa e ujit në shtëpi të shumë qytetarëve është kthyer në një situatë normale për shkak të temperaturave të ulëta. Mirëpo, disa shitëse dyqani, të cilat duan ta mbajnë pastër ambientin e tyre, e gjejnë gjithmonë zgjidhjen për të larë e shpërlarë, por bëjnë zakonin e vjetër që janë mësuar ta bëjnë gjatë verës, kur vapa është përvëluese.

Siç mund ta shikoni, pasi mbaron larja e ambienteve kova me ujë derdhet në rrugë dhe aty ngrin, duke bërë që shumë qytetarë gati sa nuk “hanë kokën” ndërsa kalojnë mbi këtë ngricë. Ky fenomen është vënë re më së shumti tek “Rruga e Durrësit”, ku siç shkruan qytetarja, është dita e dytë që ky veprim kryhet nga shitëset.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Do hamë kokën, këto s’janë në terezi. Si i bëhet kur disa shitëse në dyqanet e Rrugës së Durrësit hedhin kova me ujë në trotuar dhe ngrin çdo gjë? U bë dita e dytë që bëjnë të njëjtën gjë”./JOQ/

ME TE LEXUARAT