Sherri me portierin e Izraelit, flet për herë të parë Berisha: Ja përse reagova ashtu

Portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha në një intervistë për “La Gazzeta dello Sport” ka diskutuar për propozimin e Kosovës.
“Jo sepse nuk bëj dallime, ndihem kosovar dhe shqiptar në të njëjtën kohë. Është e vërtetë që më ka ardhur një propozim edhe nga federata suedeze”- është shprehur ai.

Gardiani shqiptar ndalet më pas te ecuria me kombëtaren dhe pengu i kartonit të kuq ndaj Izraelit që do ta detyrojë të mungojë në transfertën e Italisë.

“Kam një zemërim të brendshëm që nuk mund ta imagjinoni sepse e prisja këtë moment që kur u hodh shorti. Zahavi bëri një gjest teatral por herën tjetër do të mendohem dy herë përpara se të reagoj. Në këtë moment, shpresat e kualifikimit në botëror janë të pakta. Humbja ndaj Izraelit ishte e rëndë dhe na detyron të mendojmë për të mundur Italinë.

Kujtimi më i bukur nga Europiani? Tifozët tanë që na mbështetën me krenari dhe pasion. Shumë njerëz erdhën edhe nga Kosova edhe pse gjithçka shkoi keq sepse me Zvicrën nuk e merituam humbjen ndërsa me Francën paguam mungesën e eksperiencës”.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Politikani shqiptar i bën ‘’qejfin’’ vetes, i bashkohet turmës për në ndeshjen Itali- Shqipëri (Foto/ Video)

Shumë emocione për ndeshjen e sotme Itali- Shqipëri që luhet në Palermo.