Sherr për 100 euro, shqiptarët bëjnë italianin për spital

Një italian është rrahur barbarisht nga dy shqiptarë. 36-vjeçari italian është rrahur nga dy shqiptarët me një shufër hekuri dhe grushte. E gjitha kjo ka ndodhur për 100 euro.

Italiani kishte zbuluar se një nga shqiptarët kishte vjedhur 2 kartmonedha 50 euro në punën e tij, para Krishtlindjeve.

Ai më pas iu kishte kërkuar sqarim, ndërsa shqiptarët më pas e kishin thirrur për një takim. Gjatë “seancës së sqarimit” shqiptarët e bënë italianin për spital, duke i shkaktuar fraktura të shumta në trup.

Disa ditë pas ngjarjes italiani ka identifikuar nëpërmjet fotove dy shqiptarët, të cilët janë arrestuar më pas nga policia.

Ata janë kontingjent i njohur për policinë italiane, pasi ishin shpërndarës droge. Shqiptarët e arrestuar janë J.E 22 vjeç dhe N.A 30 vjeç.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Erion Veliaj ka një kërkesë për qytetarët e Tiranës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ditën e nesërme (E diel) ...