Aksidenti në Rrëshen, shënohet viktima e parë, humb jetën 14-vjecari

Aktualitet

aksidenti-rreshen155Një 14-vjeçar i cili u aksidentua pak ditë më parë në Rrëshen nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marra.

Burime nga Spitali i Traumës në kryeqytet bënë me dije se E. Bytyçi, nga Kosova qëndronte prej disa ditësh në mbikëqyrje në reaminacion.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Aksidenti i rënë me një bilanc prej 10 të plagosurish ndodhi më datën 27 korrik, në dalje të qytetit të Rrëshenit, 5 km nga rruga e Kombit.

Dy automjete, një mjet “Ford” me targë AA776LD dhe një tip “Volkswagen” me targa gjermane BOHY264, u përplasën me njëra-tjetrën pranë një karburanti, dhe si pasojë kanë mbetur të aksidentuar të 10 personat që udhëtonin me to. Mes të plagosurve ishin dhe dy fëmijë, një prej të cilëve fatkeqësisht humbi jetën.

ME TE LEXUARAT