SHBA dërgon tanket e 1 mijë ushtarë në kufi, Rusia bëhet gati për luftë

Kliko per me shume info

Shtëpia e Bardhë firmosi vendosjen më të madhe ushtarake që prej Luftës së Ftohtë vetëm 7 ditë para se Donald Trump të marri postin në Zyrën Ovale.

Rreth 1000 ushtarë amerikanë kanë mbërritur në Poloni këtë javë, zbuloi Ministria polake e Mbrojtjes.

Kliko per me shume info

Koloneli i Ushtrisë Amerikane Christopher Norrie tha: “Qëllimi kryesor i misionit tonë është parandalimi i kërcënimeve”.

Zëdhënësi i Putin, Dmitry Peskov tha se vendimi i SHBA-së kërcënon interesat dhe sigurinë e Rusisë duke marrë parasysh faktin se nuk është as vend europian.

Ministri polak i Mbrojtjes Antoni Macierevicz tha se vendosja e NATO-s përfundon ndikimin e Putin në rajon, shkruan Daily Star.

“Vetoja e Rusisë në Europën Qëndrore, në Poloni, ka përfunduar një herë e përgjithmonë,” tha ai.

Eksperti ushtarak rus, Vladimir Kozin beson se vendimi për të dërguar trupat ameriakne në Poloni është pjesë e përpjekjes së Shteteve të Bashkuara për të mbajtur botën nën tension.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here