SHBA i tregon dhëmbët Rusisë, ja cpo bën ushtria amerikane në Poloni

Bota

Liderët e Polonisë e kanë mirëpritur arritjen e trupave të Shteteve të Bashkuara në vendin e tyre. Kryeministrja e këtij vendi, Beata Szydlo, tha se është “ditë e madhe”, që do të ndihmoj në sigurinë rajonale.

Rreth 3,500 ushtarë amerikanë janë vendosur në kuadër ndihmës së NATO-s, në pjesën lindore të Evropës, për t’i siguruar aleatët pas lëvizjeve të Rusisë kundër Ukrainës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kjo është ditë e rëndësishme për Poloninë, për Evropën, për mbrojtjen tonë të përbashkët”, tha Szydlo, në ceremoninë e mbajtur në qytetin perëndimor, Zagan.

Ministri i mbrojtjes i Polonisë, Antoni Macierewicz, tha se ushtarët do të ndihmojnë për arritjen e “lirisë, pavarësisë dhe paqes në Evropë dhe në gjithë botën”.

“Kjo është forca më e aftë luftarake e Amerikës, që është me gatishmëri të nivelit të lartë dhe brigadë e blinduar e stërvitur, së bashku me pajisjen dhe armatimin më të avancuar”, tha ambasadori amerikan në Poloni, Paul Jones, në ceremoninë e mbajtur në Zagan.

Ai theksoi se derisa kërcënimi shtohet, vendosja e ushtrisë amerikane, po ashtu, shtohet.

Rusia ka qenë kritike për vendosjen e trupave, që po bëhet si reagim ndaj aneksimit të Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë, në mars të vitit 2014, dhe mbështetjen e Moskës për separatistët në pjesën lindore të Ukrainës.rel

ME TE LEXUARAT