SHBA, hetim ndaj drejtorit të FBI, dëmtoi qëllimisht fushatën e Hillari Klinton

Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara ka hapur një hetim në lidhje me vendimet e marra nga FBI gjatë fushatës zgjedhore presidenciale.
Drejtori i Byrosë Federale të Investigimit, Xhejms Komej, duke rihapur hetimet në skandalin e imejleve të Hilari Klinton 11 ditë përpara votimit, arriti të fundosë kandidaten demokrate.
Lajmi për hapjen e hetimeve ndaj kreut të FBI është konfirmuar nga Inspektori i Përgjithshëm i Departamentit të Drejtësisë, Majkëll Horovitz. Ai theksoi se do t’i shqyrtojë vendimet e Komej.
Hilari Klinton, për humbjen e zgjedhjeve, ka renditur si faktor kryesor njoftimin e FBI për rihapjen e hetimeve në çështjen e imejleve.
Në Korrik të 2016 vetë Komej njoftoi se kandidatja Klinton nuk ka bërë asgjë të jashtligjshme, duke përdorur serverin privat të emaileve në vend të atij federal.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Ushtria amerikane, kundër Trumpit që në ditën e parë, refuzoi paradën me raketa

Ushtria Amerikane ka dalë kundër kabinetit të presidentit Donald Trump në ceremoninë e ...