Sergio Ramos: Nuk ka krizë tek real Madridi

Sport

RamosSergio Ramos këmbëngul mbi faktin se Reali i Madridit nuk po përjeton asnjë lloj krize pavarsisht rezultateve aspak premtuese që kanë koleksionuar Los Blancos në ndeshjet e fundit. Në 4 takime të zhvilluara në total gjatë vitit 2015, skuadra e Ancelottit ka arritur të fitojë vetëm 1 pikërisht atë ndaj Espanyolit në La Liga, ndërsa ka humbur 2 dhe ka barazuar një tjetër, për më tepër që është eliminuar edhe nga Kupa e Mbretit. Por pavaresisht formës së dobët që kanë shfaqur Los Blancos, në takimet e fundit sipas 28-vjecarit spanjoll skuadra nuk ka pse të përfshihet nga paniku.

" Kur një klub i madh humbet dy ndeshje radhazi njerëzit fillojnë të flasin për krizë. Për momentin e vetmja gjë që duhet të bëjmë ne si skuadër është të ruajmë qetësinë dhe të japim më të mirën tonë në fushën e lojës. Ne duhet të përqëndrohemi te të gjitha ato që mund të arrimë. Kemi ende një sezon shumë të gjatë përpara prandaj duhet të mendojmë vetëm për sfidat e ardhshme, ku duhet medoemos të fitojmë. Vitin e kaluar ne zhvilluam një sezon të madh megjithatë dëshira jonë është që ta përsërisim dicka të tillë edhe gjatë këtij viti, mundësitë ekzistojnë por na dihet të punojmë fort për të zhvilluar paraqitje sa më të mira dhe për të korrur të tjera suksese".

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Pas eliminimit që pësoi në raundin e 1/8-ave të Kupës së Mbretit nga Atletico e Madridit, Reali po vijon përgatitjet për ndeshjen e radhës. Los Blancos të Dielën në mesditë do të sfidojnë Getafen në një tjetër ndeshje derbi, ku do të synojnë me cdo kusht fitoren.ssport

ME TE LEXUARAT