Serbia nis “hakmarrjen”, thotë se ka në fuqi urdhër-arrest edhe për Thaçin

Duket se Serbia ka nisur një lloj “hakmarrjeje” ndaj liderëve të Kosovës. Në këtë vijueshmëri, ministrja e Drejtësisë në shtetin serb Nela Kuboroviç është shprehur se Beogradi ka ende në fuqi urdhër-arrestin ndaj presidentit aktual të Kosovës, Hashim Thaçi.

Ajo ka shtuar se procedura ndaj kreut presidencial është ende në vijim. “Në rastin e Hashim Thaçit, ekziston një vendim i formës së prerë për veprën penale të terrorizmit. Pas kësaj, ka pasur edhe zgjerim të akuzave, deri në atë të gjenocidit dhe se urdhër-arresti ndaj Thaçit në Serbi është ende në fuqi. Por vetëm shteti serb e ka në fuqi çështjen Thaçi, pasi vendet e tjera të Interpolit e kanë pushuar”, është shprehur Kuburoviç për RTV, raporton B92.

Ministrja Kuburoviç theksoi se pas ndalimit të Haradinajt, dialogu mes Beogradit dhe Prishtinës nuk mund të vihet në dyshim, për shkak se urdhër-arresti ndaj Haradinajt ka ekzistuar që më 2005. Sipas saj, pala kosovare e ka ditur një fakt të tillë përpara se të hyjë në bisedime dhe se Serbia nuk ka pasur kushtëzime në dialog për urdhër-arrestet që mban në fuqi.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Deputetët nuk pranojnë t’u rriten pagat

Deputetët e Kuvendit të Kosovës llogaritet se kanë paga të mira dhe ...