Serbia kërcënon Francën: Ekstradoni Haradinajn, ndryshe sillemi “si ju me ne”

Serbia kërkon urgjetisht ekstradimin e ish-kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj nga Franca. Vetem një ditë pasi kreu i AAK fitoi lirinë me kusht pa të drejtë lëvizje nga shteti francez, qeveria serbe zhvilloi sot një mbledhje urgjente mbi këtë çështje.

Ministrja serbe e Drejtësisë Nela Kuburovic, pas mbledhjes për rastin Haradinaj, deklaroi se Franca e ka për detyrë t’i dorëzojë Serbisë kreun e AAK-së. Kuburoviç tha se Serbia ka pasur 40 ditë afat për dorëzimin e kërkesës për ekstradimin e Haradinajt.

“Brenda afatit 5 ditësh e kemi dorëzuar kërkesën për ekstradim dhe të gjitha dëshmitë në mënyrë që organet franceze të gjyqësisë do të mund të vepronin, ndërkohë që e kemi dorëzuar edhe materialin plotësues për ekstradim pikërisht në momentin kur është vendosur që ai të lirohet” ka thënë Kuburovic.

Ministrja serbe pretendon se Prokuroria e Krimeve të Luftës ka siguruar prova të reja dhe dëshmitarë kundër Haradinaj.
“Prokuroria e Krimeve të Luftës ka zgjeruar hetimet për krimet e ish-komandantit të UÇK-së Ramush Haradinaj, ka rreth 30 dëshmitarë dhe prova të tjera. Disa nga dëshmitarët kanë dhënë deklaratë me shkrim, ka nga ata që kanë statusin e dëshmitarëve të mbrojtur në mënyrë që ata të mos mund të zbulojnë emrat e tyre” .

Ajo theksoi se Serbia nuk heq dorë nga kërkesa për ekstradim. Drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Djuric tha se “Serbia do të vazhdojë me ndjekjen penale të të gjithë të akuzuarve dhe të dënuarve për krime lufte, të çfarëdo kombësie qofshin”.

Ai ftoi të gjithë vendet anëtarë dhe jo anëtare të BE-së të respektojnë të drejtën ndërkombëtare dhe urdhrin e Interpolit në raste të tilla dhe jo të marrin vendime politike.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Orteku i borës godet për vdekje skiatorin në Brezovicë

Një person ka humbur jetën në Brezovicë, pasi ai është goditur nga ...