Serbia dorëzon kërkesën për ekstradimin e Ramush Haradinajt

Serbia kërkon ekstradimin e Ramush Haradinaj. Mësohet nga ‘Kurir’ se Ministria serbe e Drejtësisë ka dërguar kërkesën zyrtare për ekstradimin e Haradinaj në Francë.
Bashkë me të, është dërguar dhe dokumentacioni në gjuhën francezë, në bazë të të cilit sistemi francez i drejtësisë do të vendosë nëse janë përmbushur kushtet për ekstradimin e Haradinaj në Serbi.
“Gjykata e apelit e Francës vendosi se Ramush Haradinaj të mbetet në paraburgim derisa Serbia të dërgojë një kërkesë zyrtare për ekstradim”, ka shtuar më tej ‘Kurir’.

LEXO EDHE:  Shtetet e BE-së japin sinjal për pranimin e Kosovës në samit

Pak më herët reagoi dhe Maja Kocijancic, zëdhënësja e përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Europian, Frederica Mogherinit. Zëdhënësja theksoi se palët duhet t’i përmbahen një klime normalizimi, ndërsa policitë e dy shteteve duhet të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën. Ndër të tjera ajo shtoi se Serbia dhe Kosova duhet të shkëmbejnë informacione.

Kliko per me shume info

Ndërkohë, dje Arianit Koci, avokat i ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, u shpreh se klienti i tij mund të lirohet me kusht të enjten, ditë kur edhe është caktuar të mbahet seanca gjyqësore ndaj tij. Sipas Kocit, lirimi me kusht i Haradinajt, nënkupton që ai të jetë i lirë në Francë, por jo edhe të kthehet në Kosovë, pa dhënë vendimin përfundimtar Gjykata e Apelit në Francë.
“Haradinaj, pritet që të lirohet me kusht të enjtën e kësaj jave, në ditën kur do të mbahet seanca gjyqësore ndaj tij”, ka thënë Koci.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here