Publikohen “selfie” të dyshuarit si autor i sulmit të Stambollit

Mediat turke kanë publikuar një “selfie” me video të personit që thonë se është autori i sulmit në klubin e natës në Stamboll, ku vranë 39 njerëz, transmeton Reuters.

Transmetimi i kësaj video në televizionet turke të martën e tregon personin e dyshuar të sulmit që e filmon vetën në sheshin Taksim. Nuk është e qartë ende nëse kjo video është filmuar para apo pas sulmit të natës së Vitit të Ri, në klubin e natës, Reina.

LEXO EDHE:  Bizneset dhe pasuria marramendëse e Presidentit Erdogan
Kliko per me shume info

Grupi militant, Shteti Islamik e ka marrë përsipër sulmin, ndërsa autori i dyshuar i sulmit që është ende në arrati, ende nuk është identifikuar.

Disa raportime mediale thonë se personi besohet se vjen nga një prej vendeve të Azisë Qëndrore. Gazeta “Haber” shkruan se personi me gjasë është pjesë e minoritetit mysliman ujgur të Kinës.

LEXO EDHE:  Shpërthen zjarri në avionin me 274 pasagjerë, ulje të detyruar

Ai besohet të ketë shkruar në qytetin Konya të Turqisë së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tyre. Familja e tij është arrestuar nga policia turke.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here