Sekuestrohen 200 kg marijuanë në Brindizi, arrestohen dy shqiptarë(Emrat/Foto)

Dy shqiptarë kanë rënë në pranga ditën e sotme nga policia e Brindizit pasi u sekuestruan në flagrancë 200 kg marijuana. Mediat italiane shkruajnë se lënda narkotike u gjet në një shtëpi në periferi të qytetit të Brindizit, në lagjen Giancola, jo shumë larg nga bregdeti. Burimet e policisë njoftojnë se janë arrestuar shtetasit Marjol Tuni, 25 vjeç dhe Neritan Lamaj, 32 vjeç.

Ata u prangosën në flagrancë në oborrin e ndërtesës së pabanuar, ndërsa droga ishte fshehur në disa çanta. Sakaq, policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.

Ndërkohë vetëm pak orë më parë, në një tjetër operacion nga policia në plazhin e San Foca (rreth njëzet kilometra nga Lecce), u gjetën 700 kilogramë marijuanë në një mjet lundrimi që ishte përdorur nga kontrabandistët shqiptarë, që kishin kaluar nga Shqipëria përmes Adriatikut në Itali.

Kliko per me shume info Kliko per me shume info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

*

x

Check Also

Vdekja në ashensor, hetimet në ngërç. Policia nuk gjen dot shkaktarin

Policia e Tiranës do të referojë në Prokurori për hetime të mëtejshme ...