Sekuestrohen 2.3 kg heroinë në portin e Durrësit, dy persona në pranga, njëri në kërkim(Emrat)

Kliko per me shume info

Në portin e Durrësit janë sekuestruar një sasi prej 2.3 kg heroine gjatë një kontrolli në tragetet të linjës Durrës-Bari. Mendohet se kjo sasi do trafikohej në Itali. Burimet e policisë tregojnë se në pranga kanë rënë dy persona, ndërkohë që njëri është në kërkim. Të arestuarit janë shtëtasit Laureta Lama 38 vjeçe, banuese në Tiranë dhe Bashkim Hasani 67 vjeç, banues në Tiranë, ndërsa në kërkim është shtetasi me iniciale E.Ç. 29 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Trafikimi i narkotikëve”në bashkëpunim, e mbetur në tentative.

Njoftimi i policisë:
“Më datë 10.01.2017, në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, gjatë kontrollit të ushtruar në tragetin e linjës Durrës-Bari, në dhomën ku ishin akomoduar për udhëtim shtetasit e arrestuar, në valixhen e shtetases Laureta Lama, u gjet një çantë dore në brendësi të së cilës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 4 pako të mbështjella me celefon, me peshë rreth 2 kg e 300 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit Heroinë”.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here