Sekreti është sheqeri, hidhni një lugë në shampo, do habiteni nga rezultati

Soft

Femrat të cilat vuajnë për flokët e tyre, janë gjithmonë në kërkim të një recete me fuqi ‘’magjike’’. Sheqeri është një përbërës që bën pjesë në këtë recetë. Të paktën kështu thotë Dr.Francesca Fusco, një dermatologe tek klinika “Ëexler Dermatology” në SHBA. Ajo sugjeron që të shtoni sheqer në shampon në mënyrë që të keni flokë më të shëndetshëm dhe më të fortë.

Në një intervistë të dhënë për Marie Claire, ajo shpjegon se shtimi i një luge gjelle sheqer në shampon rregullisht heq qelizat e vdekura nga lëkura e kokës dhe e pastron atë me kujdes.

“Duke hequr qelizat e vdekura të lëkurës, hiqen të gjitha papastërtitë dhe lëkura bëhet më e pastër dhe më e butë, në të njëjtën kohë”, shpjegon ajo.

Ekspertja rekomandon që ta përdorni sheqerin në çdo 4 larje, në mënyrë që të shmangni shtresëzimin e tepërt (heqjen e qelizave të vdekura të lëkurës).

ME TE LEXUARAT