Nuri Seferi takon Haradinajn: Shqiptarët do të mbrojnë gjithmonë!

Kosovë&Rajon

Boksieri shqiptar Nuri Seferi ka takuar në Francë, liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili është ndaluar nga autoritetet franceze dhe më tej u lirua. Ai është shoqëruar, në bazë të një urdhër-arresti të vjetër të Serbisë dhe Malit të Zi, lëshuar në vitin 2004.

“Sot nga afër kisha nderin të takoj gjeneralin e UÇK-së, Ramush Haradinajn. Zëri ynë për lirimin e tij do të jetë edhe më i fuqishëm, deri në pafajësinë e plotë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë boksieri mjaft i njohur. Nuri Seferi ka qenë i pranishëm edhe në protestën e zhvilluar në Colmar të Francës, në mbështetje të liderit të AAK-së.

ME TE LEXUARAT