Shënohet viktima e 9 nga i ftohti, gjendet i pajetë një 61-vjeçar nga Saranda

24
Kliko per me shume info

Shënohet dhe një tjetër viktimë nga i ftohti, duke shkuar kështu 9 numri. Mësohet se viktima e radhës është një 61 vjeçar nga Saranda, i cili  është gjetur pa jetë pranë banesës. Nga të dhënat paraprake të policisë së Sarandës mësohet se 61 vjeçari Zh. Telo nuk kishte shenja dhune në trup dhe se dyshohet se ka vdekur nga i ftohti. Zh. Telo punonte në kapitenerinë e Portit të Sarandës. “Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka konstatuar se në
lagjen nr.4 Sarandë, në hyrje të banesës së tij private është gjetur i pajetë shtetasi Zh.T., rreth 61 vjeç. Nga veprimet e para hetimore, në trupin e viktimës nuk vërehen shenja dhune apo dëmtime të tjera, dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë nga i ftohti”. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e
rrethanave të vdekjes.

Kliko per me shume info
SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here